Hungaria mbyll kufijtë, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova përfshihen në listën e kuqe
Vijon situata e rënduar e COVID-19 në vend, me 8 humbje jetësh në fundjave.
Ndërkohe Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të hyjnë në Hungari duke nisur prej mesnatës së të martës. Ky vendim nga qeveria e Hungarisë vjen në kuadër të protokolleve anti-COVID, teksa në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë janë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Hungaria ka vendosur t’i mbyllë kufirin Shqipërisë, duke e konsideruar vend me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID19.
Qeveria e kryeministrit Viktor Orban vendosi kthimin e kufizimeve për udhëtimet, vetëm 2 muaj pas heqjes së tyre, kur u hapën kufijtë për udhëtarët nga Bashkimi Evropian dhe të tjera vende jo anëtare.
Sipas rregullave të reja, shtetet do të kategorizohen në vende të verdha dhe të kuqe, sipas trendeve të përhapjes së COVID-19.
Përveç Shqipërisë, edhe shtetas nga Kosova, Mali i Zi dhe Ukraina nuk do të mund të udhëtojnë drejt Hungarisë, ndërsa nuk do të ketë probleme për udhëtarët nga Serbia, Bullgaria, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar apo Suedia.
“Këto kufizime janë vendosur për të mbrojtur sigurinë tonë”, – u shpreh shefi i kabinetit të Orban, Gergely Gulyas në fjalën e vet.
Sipas rregullave të reja, edhe shtetasit hungarezë që kthehen nga vendet të listuara si “të verdha” dhe “të kuqe” do të duhet të bëjnë kontrolle mjekësore në kufi dhe do të duhet të kalojnë në 14 ditë karantinë, edhe nëse nuk janë të infektuar.
Qeveria hungareze siguron se lista do të ndryshohet sërish në varësi të kushteve të secilit vend. Udhëtimet transit, kargot dhe udhëtimet për biznes përjashtohen nga kjo listë, por kontrollet mjekësore janë kusht parësor.
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor