Fleckenstein për “Euronews Albania”: I zhgënjyer për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë

31 Tetor 2019 | 08:49

Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka shprehur zhgënjimin e tij për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e dhëna.

“Është me të vërtetë një vendim i gabuar, sepse Shqipëria e mbajti fjalën, po ashtu dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa këshilli nuk e bëri këtë. Nëse z. Makron thotë se i nevojiten më shumë reforma për Bashkimin Evropian, ai duhet të saktësojë se çfarë reformash”, – tha ish-raportuesi për Shqipërinë ndërsa nuk e fshehu zhgënjimin për këtë vendim.

Ndërkohë, i pyetur se çfarë duhet të bëjë më shumë Shqipëria për të bindur Francën dhe vendet e tjera, ish-eurodeputeti tha se mendon që Shqipëria nuk është në gjendje të bindë presidentin francez, Macron.

“Nuk jam i sigurt nëse Shqipëria është në gjendje ta bindë, por sigurisht që ju duhet të vazhdoni me hapin që nisët me gjithë këto reforma, dhe tani po presim për reformën zgjedhore, por ju e bëni këtë për të pasur një jetë më të mirë në vendin tuaj, dhe unë mendoj se tani është në dorë të Bashkimit Evropian për të marrë vendime të qarta, dhe t’i qëndrojnë asaj që kanë thënë duke u bërë të besueshëm”, tha Fleckenstein.

Fleckenstein në pesë vitet e fundit, ka shërbyer si raportues për Shqipërinë dhe ka luajtur një rol shumë aktiv në ndihmë të vendit tonë, duke shërbyer në disa raste edhe si ndërmjetës i krizave të herëpashershme politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026