Hetimi i Metës, Balliu: Me urdhër të Ramës për të hequr vëmendjen nga inceneratorët
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se nisja e hetimeve për Ilir Metën bëhet me porosi të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga çështje me rëndësi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu u shpreh se SPAK zbatoi një urdhër të dhënë nga Rama në Kongresin e PS ku kërkoi të hetoheshin kundërshtarët e tij politik dhe jo ministrat.
Sipas tij, gjithçka bëhet për të tërhequr vëmendjen nga afera korruptive e inceneratorëve, që merr çdo ditë nga shqiptarët 80 mijë euro për diçka që nuk e kanë.
“Rama i drejtoi një urdhër të qartë SPAK-ut; mos heto ministrat e mi po kundërshtarët e mi. E dyta është zhvendosja e vëmendjes nga gjërat më të rëndësishme siç janë inceneratorët. Mafia e inceneratorëve po ndërton pallate në Tiranë për të cilat prishen shtëpitë e njerëzve të thjeshtë. Shqiptarët paguajnë çdo ditë 80 mijë euro në ditë për inceneratorët që nuk ekzistojnë. Pse nuk e merr nën hetim SPAK Erion Veliajn”, u shpreh ish-deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij