Epidemiologu Alimehmeti: Niveli i testimeve duhet shtuar ende sipas rekomandimit të OBSH
Epidemiologu, Ilir Alimehmeti thotë se, është mjaft pozitiv shtimi i numrit të testeve për COVID-19 pasi në 24 orët e fundit janë kryer 585 nga 420 që u kryen një ditë më parë. Ai thotë se, kjo do të ndihmojë në ndërprerjen e zinxhirit të transmetimi të virusit.
“Është për t’u përgëzuar se numri i testeve është shtuar, por përqindja e infektimit mbetet tek 20%. Duket se ky ndryshim i sotëm ka të bëjë me rritjen e testeve dhe kjo është për t’u përgëzuar dhe mund të çojë në ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit”, tha z. Alimehmeti.
Mjeku shtoi më tej se, numri duhet rritur akoma pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon se, gjurmimi është i kënaqshëm kur niveli i infektimit është në nivel 10%.
“Ne këtë element e kemi humbur më datë 7 qershor, kur ishim diku tek 7.3% dhe pas kësaj date kemi filluar të notojmë në nivel 15-20%, ndërsa e gjithë java e fundit ka qenë rreth 20%. Pra numri i testeve do të duhet të shtohet në mënyrë që të shkoj niveli i të infektuarve nën 10%”, tha epidemiologu.
Ilir Alimehmeti tha se pavarësisht se numri i të infektuarve është rritur javët e fundit, vihet re se shumica e kalojnë sëmundjen nga shtëpia dhe se vetëm 6% e tyre shtrohen në spital ndërsa në mars ky nivel ishte 58%.
Kjo sipas epidemiologut mund të ketë ardhur nga ulja e ngarkesës virale të COVID-19 pasi këtë gjë e konfirmon dhe Italia dhe kjo gjë ndoshta është përgjegjëse për numrin e ulët të shtrimit në spital.
Lexoni gjithashtu:
2 viktima dhe rekord rastesh të reja me COVID-19 në Shqipëri
Brataj: Kush ka shenja, duhet ta konsiderojë veten të prekur me COVID
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona