Edmond Stojku: ISHP nuk mund të përpunojë më shumë se 500-600 teste të COVID-19 në ditë

14 Korrik 2020 | 07:54

Deputeti dhe mjeku Edmoind Stojku tha për Euronews Albania se situata aktuale e epidemisë së COVID-19 në vendin tonë është në raport të drejtë me hapjen e masave pas një izolimi 3-mujor.

Sipas tij, strategjia e ndjekur nga qeveria është e mbështetur në metodika të vendet fqinje dhe evropiane, mbi bazën e gjurmimit dhe izolimit. Z. Stojku tha se numri i testimeve të kryera në vendin tonë është i mjaftueshëm, pasi sipas tij ato kryhen mbi bazën e një databaze ditore dhe një projeksioni të caktuar.

“Testime bëhen sa të duash. Nëse ne bëjmë 300 testime dhe nxjerrim 30 të infektuar, edhe në 3 mijë testime do nxjerrësh 300. Këto metodika janë të mbështetura në vendet fqinje dhe evropiane.

Mund të bësh 1 mijë testime, por laboratori i ISHP ka mundësinë e përpunimit për vetëm 500-600 teste. Edhe ne testojmë persona që nuk kanë COVID, sepse ne ndjekim zinxhirin e infeksionit”, tha z. Stojku.

Sipas tij izolimi pati anën e vet pozitive nga pikëpamja shëndetësore, por nga ana ekonomike solli impaktin negativ, siç ndodhi edhe në vendet më të industrializuara të botës.

“Bota u gjet e papërgatitur, OBSH u kritikua nga të gjitha shtetet, sidomos nga SHBA. Vendi ynë ishte i pari që mori vendimi për t’u mbyllur. Nga pikëpamja shëndetësore ja vlejti, por problemi është gjendja ekonomike që solli izolimi dhe kjo ndodhi në të gjithë botën”, tha z. Stojku.

 

Lexoni gjithashtu:

Rekord të infektuarish në Shqipëri, ministria njofton për rihapjen e spitalit COVID-2

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026