‘Spiunazhi i rusëve qesharak’, Edi Rama: Na shqetëson qëllimi i vërtetë

26 Gusht 2022 | 20:23

Edi Rama e ka cilësuar “qesharak” termin “spiun” kur vjen fjala vetëm te fotografimi i depove të armatimit.

Sipas tij ndërtesat janë karakatina dhe nuk përbëjnë rrezik, por çfarë është realisht shqetësuese, është qëllimi i vërtetë i dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hyjnë në depon e armatimit në Gramsh dhe sulmuan dy ushtarët që ruanin objektin me spray neuro-paralizues.

“Këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë? Sepse më falni por një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë sportive e cila duket sikur thërret ‘aman hajde më shihni dhe më kapni se jam e veçantë’, është pak si qesharake. Kështu që i takon hetimit të nxjerrë më shumë. Shqetësimi ynë është ku është qëllimi i vërtetë,” – deklaroi kryeministri Rama.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç u arrestuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut

Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas arratisjes së Hasan Verracakut nga masa e sigurisë...
18:40 | 07/07/2026

Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin

Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve ku u analizua situata e krijuar nga temperaturat...
18:05 | 07/07/2026

Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë

Mungesa e aktiviteti fizik dhe jeta sedentare shpesh shihen si shkaqet kryesore te rritjes së sëmundshmërisë. Raporti i fundit i INSTAT nxorri në pah se...
17:56 | 07/07/2026