Ndryshimi i Kushtetutës, Komisioni i Ligjeve miraton listat e hapura
Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë miratuar në Komisionin e Ligjeve propozimin për ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave zgjedhore. Ndërkohë sa i takon vendosjes së një prag elektoral, kjo është lënë që të përcaktohet në Kodin Zgjedhor.
Sipas ndryshimeve të reja, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare partitë do të paraqesin kandidatë të cilët do të garojnë dhe brenda partisë së tyre për marrjen e mandatit, pasi zgjedhësit përveç partisë do të përzgjedhin dhe emrat për deputetë.
Ndonëse në ndryshimet e bëra nuk përcaktohet nëse do të ndalohen koalicionet parazgjedhore, por një gjë e tillë bëhet teknikisht e pamundur pasi do të duhet që në fletën e votimit të përfshihen emrat e kandidatëve të të gjithë partive që mund të jenë pjesë e një koalicioni.
Ndryshimet pritet të kalojnë më pas për miratim në Parlament, ndërkohë që opozita e bashkuar ka kundërshtuar me forcë një gjë të tillë duke thënë se, ky veprim prish marrëveshjen e arritur më 5 qershor me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Rama: Do të mbështesim hapjen e listave, PD të ndalë kërcënimet
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut