FBI zbulon çfarë u gjet në banesën e Trump| 5 zhvillime kryesore
- Çfarë u gjet në banesën e Trump, zbulon FBI-ja
Dëshmia për kontrollin e banesës së ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump është publikuar.
Në dëshmi thuhet se janë gjetur 184 dokumente të klasifikuara. 67 dokumente kanë qenë me shenjës konfidenciale, 92 të tjera Sekret dhe 25 Top Sekret.
Lexoni për më shumë: Çfarë u gjet në banesën e Trump, zbulon FBI-ja

- Ilir Meta ka bërë terrorizëm politik, thotë analisti
Analisti Arben Meçe tha në një intervistë për Euronews Albania se Ilir Meta ka bërë terrorizëm politik.
Sipas tij nuk ka arsye se pse hetimi që SPAK ka nisur ndaj tij të marrë kaq shumë vëmendje.
Lexoni për më shumë: Ilir Meta ka bërë terrorizëm politik, thotë analisti

- Vis Martinaj mund të jetë eleminuar, sipas ekspertit
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ekziston mundësia që Vis Martinaj mund të jetë eleminuar.
Sipas tij, materialet po serviren me pikatore dhe duke ju kërkuar ndjesë familjarëve, Rexhepi hodhi dyshimet për vdekjen e të shumëkërkuarit.
Lexoni për më shumë: Vis Martinaj mund të jetë eleminuar, sipas ekspertit

- ‘Spiunazhi i rusëve qesharak’, Edi Rama: Na shqetëson qëllimi i vërtetë
Edi Rama e ka cilësuar “qesharak” termin “spiun” kur vjen fjala vetëm te fotografimi i depove të armatimit.
Sipas tij ndërtesat janë karakatina dhe nuk përbëjnë rrezik, por çfarë është realisht shqetësuese, është qëllimi i vërtetë i dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hyjnë në depon e armatimit në Gramsh dhe sulmuan dy ushtarët që ruanin objektin me spray neuro-paralizues.
Lexoni për më shumë: ‘Spiunazhi i rusëve qesharak’, Edi Rama: Na shqetëson qëllimi i vërtetë

- 190 mijë të rinj pa punë apo duke ndjekur arsimim
Rreth 190 mijë të rinj në Shqipëri nuk rezultojnë as të punësuar, as se janë duke u arsimuar dhe as në aftësim për të marrë një profesion.
Kështu thuhet në strategjinë kombëtare të rinisë për vitet 2022-2029 e cila është hedhur për konsultim publik.
Lexoni për më shumë: 190 mijë të rinj pa punë apo duke ndjekur arsimim
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq