‘S’ka shpopullim të Kukësit’, Gjici: Qindra kuksianë janë rikthyer për të investuar
Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit tha se largimet nga Kukësi kanë qenë prej vitesh sidomos në Angli, pasi Shqipëria është vend i lirë dhe çdo njëri kërkon më të mirën.
Në një intervistë për Euronews Albania ai mohoi se Kukësi po shpopullohet, ndërsa theksoi se qindra kuksianë janë rikthyer në Shqipëri ku kanë investuar duke hapur bizneset e tyre.
“Nuk ka shpopullim të Kukësit, ky është term që përdorin ata që nuk kanë bërë asgjë prej 30 vitesh, është një term antishqiptar. Nuk mund të flasësh për shpopullim. Po të vish në Kukës ka shumë njerëz që punojnë. Natyrisht, gjendja nuk është aty ku duhet, duhet edhe shumë punë për t’u bërë”, tha Gjici.
Ai theksoi se aktualisht bashkia Kukës ka fituar një projekt britanik prej 8 mln paundësh që i kushtohet tërësisht të rinjve. Sipas Gjicit, rreth 300-400 të rinj pritet të punësohen nga ky projekt që nis implementimin në tetor.
LEXONI GJTHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar