Atentati ndaj Alban Bruçit, shpallet në kërkim djali i biznesmenit dhe shoku i tij
Policia Shkodër ka shpallur në kërkim Tonato Fushën 20 vjeç dhe Bajram Cekoren 24 vjeç, si autorë të atentatit ndaj Alban Bruçit mbrëmjen e së enjtes në lagjen Rus në Shkodër.
Sipas provave të mbledhura në vendngjarje dhe shikimit të kamerave të sigurisë, rezulton që këto dy shtetas kanë qëlluar në mbrëmjen e datës 25 gusht në drejtim të Alban Bruçit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 19 gëzhoja metalike arme zjarri.
Bruçi shpëtoi pa dëmtime fizike nga ky atentat dhe menjeherë iu drejtua komisaritit të Shkodrës për të denoncuar.
Ky konflikt dyshohet të jetë vazhdimësi i një konflikti të disa viteve më parë ku Alban Bruçi ka plagosur me thikë një pjesëtar të familjes Fusha.
Theksojmë që Tonato Fusha, është djali i biznesmenit të njohur, Valter Fusha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)