Dita e dytë e zgjedhjeve në RMV, votojnë të sëmurët, të moshuarit dhe të burgosurit
Mbi 11 mijë persona të sëmurë, të moshuar, apo nëpër burgje sot ushtrojnë të drejtën e votës në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në shtëpitë e të moshuarve por edhe nëpër burgje, nuk është shënuar asnjë parregullsi zgjedhore apo probleme të natyrës shëndetësore për shkak të COVID-19.
“Deri në mesditë nuk kemi asnjë denoncim për parregullsi apo incidente. Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe kjo dëshmon se po rritet ndërgjegjësimi tek qytetarët për të drejtën dhe detyrimin për të dalë dhe votuar në zgjedhje. Shpresoj se procesi do të përfundojë kështu mirë pasi vërtetë ishte e vështirë të bëhet organizim në këto kushte të pandemisë,” – tha Oliver Derkovski, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Një prej anëtareve të komisionit zgjedhor në burgun hetues të Shkupit thotë se shumica e të paraqiturve për votim kanë realizuar të drejtën e votës dhe se pas përfundimit të procesit materiali zgjedhor dhe kutitë e votimit do të përcillen në këshillin komunal zgjedhor.
“Në burgun e Shkupit janë paraqitur 159 persona për votim. Prej tyre deri në këtë moment që flasim kanë votuar 61 persona. Të burgosurit hyjnë, i kontrollojmë me llambën nëse kanë votuar më parë ose jo. Dezinfektohen. Ua kontrollojmë letërnjoftimin dhe i kërkojmë në listën në të cilën duhet të nënshkruhen. Pastaj e marrin fletën e votimit dhe i spërkasim me spraj. Shkojnë për votim dhe pasi të votojnë fletën e fusim në zarf dhe pastaj në kuti. Të gjithë zarfet qëndrojnë në kuti, të cilat shkojnë në këshillin lokal zgjedhor” – thotë Irena Ashimoska, komisionere.
Pa probleme është zhvilluar edhe votimi në një prej burgjeve më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, ai i Idrizovës, i cili ka edhe shumicën e të burgosurve të regjistruar për votim.
Por votimi i së mërkurës parashikohet të ketë probleme sipas ministrisë së brendshme. Ministri Naqe Çulev prezantoi disa raste që i ka detektuar policia të përgatitjeve për blerje të votës me para në dorë dhe shantazhe nga ana e aktivistëve të pushtetit. Ministri informoi se në aktivitetet e paligjshme kundër zgjedhjeve kanë marrë pjesë edhe disa zyrtarë policorë.
“Jemi të përkushtuar ta ndalim sjelljen e dhunshme dhe keqpërdorimin e institucioneve për të bërë ndasi në shoqëri. Policia janë themeli i këtyre zgjedhjeve prandaj u bëj thirrje që të jenë në krye të detyrës dhe të mos bien pre e presioneve politike dhe kriminale pasi asnjë ndikim nuk mund të jetë më i vlefshëm se sa kryerja e detyrës në mënyrë profesionale dhe të ndershme” – u shpreh Naqe Çulev, ministër i Brendshëm.
Kallëzimet e policisë do të dorëzohen në prokurori e cila do të duhet pastaj ti procedojë sipas ligjit i cili dënon ashpër blerjen e votës dhe të gjithë veprat kundër zgjedhjeve.
Lexoni gjithashtu:
Sot zgjedhjet në RMV, për shkak të COVID-19, qytetarët votojnë në 3 ditë të ndryshme
Qytetarët e prekur me COVID-19 votojnë nga shtëpia në ditën e parë të zgjedhjeve në RMV
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset