Shkoi për të peshkuar, 40-vjeçari mbytet në Liqenin e Prespës së Madhe (Emri)

28 Gusht 2022 | 16:33

Një 40-vjeçar është gjetur i mbytur këtë të dielë në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç të Pustecit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima, Fredi Ceno nga fshati Bitinckë i Bashkisë së Devollit, së bashku me tre persona të tjerë kishte shkuar për të peshkuar me grepa në bregun e ujrave të liqenit në fshatin Gollomboç.

Në një moment, Ceno ka lënë peshkimin dhe ka hyrë për tu larë i vetëm në ujërat e këtij liqeni. Nga shokët e tij është vënë re pasiguria në notim nga ana e 40-vjeçarit dhe kanë hyrë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht nuk arritën.

Ata e kanë nxjerrë në breg, por pa shenja jete. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe ka marrë në pyetje miqtë e tij për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Trupi pritet të dërgohet në morgun e spitalit te Korçës, aty ku mjekët ligjorë zyrtarisht do të bëjnë me dije shkakun e mbytjes.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026