‘Rama korrupsion me ujësjellësin e Memaliajt’, Meta tregon sa vite burg rrezikon

29 Gusht 2022 | 13:21

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar atë që ai e cilëson një skandal korrupsioni, ku kryeministri Edi Rama inaguroi fillimin e punimeve të ujësjellësit të Memaliajt më 7 prill të vitit 2021, ndërsa fituesi i tenderit u shpall dy ditë më pas.

Në një deklaratë për mediat, Meta tregoi se sa vite burg rrezikon një zyrar i cili ushtron funksione publike, për një rast të tillë.

Sipas Metës, është shkelur edhe Kodi Zgjedhor, pasi punimet kanë filluar pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

“Jua kam thënë që përgjigjet e Edi Ramës dhe jo vetëm të atij, do të jenë përpara ligjit me provat e tij, me firmat e tij, me ligjet e tij dhe ne nuk do të falsifikojmë asgjë, përkundrazi. Për rastin konkret, neni 248 i shkeljeve penale nga Kodi Penal për shpërdorimin e detyrës, e bën të qartë që kryerja apo jo me dashje në kundërshti me ligjin nga personi që ushtron fuksione publike, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në 7 vjet.

Neni tjetër i shkelur qartësisht, është neni 258, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Nëse një vepër publike, kur kryhet tender apo ankand publik me vlerë mbi 800 mijë lekë, dënohet me burgim nga 1-5 vjet. Shkeljet gjithashtu në Kodin Zgjedhor, sepse jemi para zgjedhjeve. Kjo është arsyeja pse largohen shqiptarët. Këtu është vrarë shteti i së drejtës, konkurrenca e lirë, meritokracia”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026