Petro Koçi akuzon Metën për bashkëpunim me anëtarë të shërbimeve sekrete | 5 ngjarje
- Koçi: Meta ka bashkëpunuar me anëtarë të shërbimeve sekrete
Deputeti i PS-së Petro Koçi është shprehur se ish-Presidenti Ilir Meta ka bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me njerëz që kane qenë anëtarë të shërbimeve sekrete.
Në një intervistë për Euronews Albania Koçi tha se në LSI ka pasur njerëz të shërbimeve sekrete që kanë qenë kandidatë për deputetë.
“Ka qenë e çuditshme se si Meta gjatë gjithë kohës ka pasur një tendencë për të bashkëpunuar me njerëz që kanë bashkëpunuar me njerëzit që kanë punuar me shërbimet sekrete, ka pasur dhe kandidatë për deputetë”, u shpreh ai.
Lexoni për më shumë: Koçi: Meta ka bashkëpunuar me anëtarë të shërbimeve sekrete
- Hetimi për ish-presidentin, Koçi: Të sqarohet çështja për mbiemrin e tij
Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, teksa ka folur për hetimin e SPAK ndaj ish-presidentit, Ilir Meta tha se është i çuditshëm fakti se si ky i fundit përdor në shkresat zyrtare mbiemrin Meta ndërkohë që në certifikatë e ka Metaj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koçi mes të tjerash theksoi fakti që Autoriteti i Dosjeve të ish-sigurimit të shtetit ka kërkuar ndryshim në ligj për certifikatat e dhëna nga Komisioni ‘Bezhani’ e ‘Mezini’, për pastërtinë e figurës, ka një logjikë të fortë.
Lexoni për më shumë: Hetimi për ish-presidentin, Koçi: Të sqarohet çështja për mbiemrin e tij

- Partia e Lirisë: Rama inaguroi punimet e ujësjellësit pa u shpallur kompania fituese
Partia e Lirisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me investimin prej 4 milionë eurosh të ujësjellësit të Memaliajt.
Në një deklaratë për mediat, deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili u shpreh se Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kanë inaguruar fillimin e punimeve më 7 prill të vitit 2021, ndërsa fituesi i tenderit është shpallur dy ditë më pas.
Vasili nënvizoi se kontrata me kompaninë përkatëse për fillimin e punimeve, është lidhur dy muaj më vonë, më 9 qershor.
Lexoni për më shumë: Partia e Lirisë: Rama inaguroi punimet e ujësjellësit pa u shpallur kompania fituese
- “Pazar për zgjedhjet lokale”, gazetarja: Deputetë të PD-së në valle me maxhorancën
Gazetarja Juela Meçani u shpreh për Euronews Albania se po bëhet pazar me zgjedhjet lokale të vitit 2023 nga deputetët e PD-së.
Ajo tha se ky pazar po bëhet nga deputetët që janë kundër kreut të PD-së Sali Berisha. Sipas saj, ka deputetë të PD-së që ‘hedhin valle me maxhorancën’, ndërkohë që në rrjete sociale hedhin akuza ndaj qeverisë.
Lexoni për më shumë: “Pazar për zgjedhjet lokale”, gazetarja: Deputetë të PD-së në valle me maxhorancën
- Berisha thirrje Bashkimit Evropian: Nisni hetimet për Portin e Durrësit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë projektin për Portin turistik të Durrësit, e cila sipas tij, është një aferë korruptive.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha kërkoi që Bashkimi Evropian të përdorë të gjithë autoritetin e tij dhe të nisë hetimet për të bërë të mundur që Porti i Durrësit, të mbetet port strategjik kryesor i vendit, por edhe i rajonit.
Ndër të tjera, Berisha kërkoi që kryeministri Edi Rama të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet për ndërtimin e këtij projekti.
Lexoni për më shumë: Berisha thirrje Bashkimit Evropian: Nisni hetimet për Portin e Durrësit

“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 10:36 Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane