Mediu: Grupe të organizuara janë kundër integrimit të vendit në BE, influenca ruse po rrezikon Ballkanin

15 Korrik 2020 | 08:18

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha për Euronews Albania se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është në rrezik nga ato që i cilësoi grupe të caktuara dhe të organizuara të cilat janë kundër integrimit të vendit tonë në BE.

Ai paralajmëroi për rrezikun e influencës ruse në Ballkan, që siç tha disa herë është inspiruar nga liderë shqiptarë, kosovarë dhe serbë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

“Edi Rama nuk ka nuk ka axhendë evropiane, ka axhendë pushteti. Ka grupe të caktuara, të organizuara që janë kundër integrimit të vendit tonë në BE. Influenca e Rusisë ka bërë gjithçka për mosintegrimit evropian të Ballkanit.

Në fillim të shekullit shqiptarët ishin faktori më pozitiv në raport me SHBA dhe BE, kohët e fundit gjërat kanë shkuar në disfavor të Shqipërisë.

Në këtë luftë gjeopolitike duhet të shohim edhe vende të tjera, si Ukraina apo Gjeorgjia. Të tilla hapa pretendohet të ndodhin edhe në Ballkan, madje të inspiruara nga liderë shqiptarë, kosovarë dhe serbë në bashkëpunim me njëri-tjetrin”, tha z. Mediu.

I pyetur lidhur me ndryshimet kushtetuese, të cilat opozita i ka cilësuar si prishje të marrëveshjes së 5 qershorit, z. Mediu theksoi se ai është shprehur gjithmonë për lista të hapura duke qenë se sipas  tij gjëja më e drejtë është që populli t’i zgjedhë vetë deputetët, por shtoi se ndryshimet e fundit janë vetëm një manovër politike e kryeministrit.

“Pas listave të hapura fshihet qëllimi për të shkatërruar marrëdhënien qytetare për të rrëzuar këtë regjim dhe do që t’i heqë opozitës një numër të konsiderueshëm votash në procesin e numërimit me rritjen e pragut elektoral apo moslejimin e koalicioneve”, tha kreu i republikanëve.

Sipas tij, ky është momenti kur opozita duhet të marrë në dorë situatën dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë që ato ndryshime të votohen në parlament

“Në këtë moment është i rëndësishëm veprimi politik i opozitës. Nuk duhet të lejojmë që këto ndryshime të votohen në parlament. Duhet të gjejmë të gjitha mënyrat, me qytetarët, me ndërkombëtarët të ndalojmë këtë marrëzi përpara se të jetë shumë vonë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026