40% e emigrantëve që shkojnë me gomone drejt Britanisë janë shqiptarë
Korrespondenti i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi raporton nga Calais në Francë se 40% e emigrantëve që shkojnë me gomone drejt Britanisë së Madhe janë shqiptarë.
Shifra është konfirmuar nga ambasada shqiptare në Britani të Madhe për Euronews Albania.
Gazetari ka mundur të mësojnë se në 7 vitet e fundit Mbretëria e Bashkuar ka harxhuar gjysmë milioni paund për parandalimin e emigrantëve që të futen në territorin e saj.
Calais në Francë, vendi nga ku emigrantët vendosen për pak kohë dhe më pas për t’u zhvendosur drejt Britanisë së Madhe në rrugë ilegale.
Gazetari tregoi si funksionojnë rrjetet e trafikut, pasi kishte komunikuar me dy trafikantë shqiptarë që sigurisht nuk kishin pranuar të prononcoheshin para kamerës.
Ata përdorin emra të personazheve vizatimorë të vjetër shqiptarë për të komunikuar me të rinjtë. Për të promovuar punën e tyre trafikantët postojnë video në rrjetin social Tik Tok.
4500 deri në 6 mijë paund është kostoja e transportit.
Pakestinezët dhe iranianët paguhen nga shqiptarët për të çuar me skaf shtetasit që duan të largohen, rreth 3-4 orë larg nga Calais. Më pas ata persona hipin në gomone në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë