Blinken thirrje Serbisë për ‘Europride’: Liria e tubimit, thelbësore në demokraci

31 Gusht 2022 | 17:09

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i bëri thirrje Serbisë që të lejojë mbajtjen e ‘Europride’.

Blinken shkroi në Twitter se liria e tubimit paqësor dhe e shprehjes janë komponentë thelbësorë të një demokracie të shëndetshme.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të mbetet e përkushtuar ndaj vendimit për të pritur EuroPride 2022. Të drejtat LGBTQI+ janë të drejta të njeriut”, tha Blinken.

Të shtunën, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç njoftoi se EuroPride është anuluar.

Ai tha se të drejtat e minoritetit janë nën kërcënim. Vuçiç theksoi se nuk është i lumtur për këtë, por se situata është e tillë tani, para së gjithash për shkak të situatës në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026