Ndalimi i koalicioneve, Bardhi: Rama po zhbën marrëveshjen e 5 qershorit, koalicionet lejohen me Kushtetutë

16 Korrik 2020 | 15:13

Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në parlament ku u ripozicionua pro ndryshimeve të Kushtetutës, ka reaguar Partia Demokratike përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Bardhi tha se marrëveshja e dakordësuar me 5 qershor i lejon koalicionet parazgjedhore, por është Rama ai që po i ndalon.

“Duke eleminuar koalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama zhbën marrëveshjen e 5 qershorit. Përcaktimi kushtetues nuk ka asnjë dilemë për çështjen e koalicioneve. Koalicionet lejohen nga Kushtetuta, por po ndalohen nga Edi Rama për interesin e tij personal. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta. Ja, ku është drafti, i dakordësuar mes palëve sipas marrëveshjes së 5 qershorit. Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, Edi Rama do që ta ndryshojë këtë dakordësi dhe të detyrojë partitë të garojnë siç do ai,” – u shpreh Bardhi.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama: Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë. Nuk i kemi hequr koalicionet, i kemi bërë si Gjermania

Meta: Koalicionet të hiqen vetëm me referendum, Parlamenti s’ka legjitimitet për të ndryshuar kushtetutën

Rudina Hajdari: Se sa do të votohem, kjo do të shihet në zgjedhjet e ardhshme

KE: Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet e pandryshuar pa u rrezikuar nga ndryshime të tjera

Rama: Deklarata e Whadephul zhgënjyese, parlamenti s’është noter pa të drejtë fjale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026