Pro apo kundër hapjes së negociatave? 86% e qytetarëve mbështesin procesin, por s’i dinë kushtet

16 Korrik 2020 | 15:24

Shqiptarët janë pro hapjes së negociatave. Sipas një sondazhi të kryer nga “Albanian Institute for Internacional Studies”, 86% e qytetarëve presin hapjen, përkundër 46% që shprehen se vendi nuk është gati për këtë proces. Megjithatë, shumica mendojnë se Bashkimi Evropian nuk duhet ta pranojë Shqipërinë, pasi nuk është gati. Por sa i duhet vendit që të jetë gati për të marrë ketë hap?

45% mendojnë se ky proces do të përfundojë brenda 5 viteve të ardhshme, gjë që nxjerr në pah një tjetër problematikë.

Shqiptarët nuk kanë informacione për mënyrën sesi zhvillohet procesi i hapjes së negociatave. Ndërkohë 16% nuk janë në dijeni se Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte për t’u bërë pjesë.

Rezultat e sondazhit tregojnë dhe rolin kyç që ka media në shpërndarjen e informacionit. Nga 1200 persona që kanë marrë pjesë në sondazh, 33% tregojnë se televizioni është burimi i parë nga ku ata marrin lajmin.

Por, sipas Ledion Krisafit, vetë media është shkaku kryesor që shumica e qytetarëve shqiptarë nuk kanë informacione të sakta.

“Nuk e ka luajtur mirë rolin e saj, bëhet pjesë e lojërave të fjalëve politike, duhet të bëjë më shumë për të informuar çfarë është integrimi europian dhe cilat janë kushtet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026