Dhuna seksuale, aktivistja: Përgjegjësia te institucionet, paguhen me taksat tona

1 Shtator 2022 | 07:45

Aktivistja Edlira Çepani akuzoi institucionet si përgjegjëset e para për raste të dhunimit seksual.

Nisur nga ngjarja e abuzimit nga 5 burra me 11-vjeçaren në Kosovë, Çepani u shpreh se rasti ishte tronditës dhe ka frikësuar për sigurinë e tyre vajzat dhe gratë.

“Është një rast i cili ngrihet në solidaritet me gjithë vajzat dhe gratë shqiptare kudo që ndodhen të cilat fatkeqësisht janë ende pre e dhunës dhe fatkeqësisht me kaq shumë vite në të cilat flitet, ne protestojmë, ngremë zërin dhe reagojmë ende nuk arrijmë dot t’i mbrojmë jo vetëm vajzat dhe gratë, por mbi të gjitha fëmijët tanë dhe kjo është indinjata më e madhe,” – u shpreh Çepani.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo bëri përgjegjës institucionet që nuk po bëjnë mjaftueshëm për sigurinë. Sipas saj përgjegjësia është kolektive, por nuk duhet realitivizuar.

Fokusi duhet të jetë të institucionet që kanë detyrimin të garantojnë sigurinë pasi për atë punë paguhen nga taksat.

Ajo shtoi gjithashtu se për të tillë fenomen nuk flitet mjaftueshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026