Gazetari i Euronews Albania Salianji: Presidenti s’mund t’i kthejë për rishqyrtim ndryshimet kushtetuese
Gazetari i Euronews Albania Renaldo Salianji analizoi në studio me Bruna Çifligun zhvillimet e fundit për sa i përket nismës për ndryshime kushtetuese dhe reformimit të kodit zgjedhor.
Salianji tregoi rreth qëndrimeve për ndryshimet në Kushtetutë ku opozita argumenton se ato, njëjtë si çështja e reformimit të kodit zgjedhor, duhet të diskutoheshin në Këshillin Politik dhe jo në parlament.
I pyetur nëse Presidenti Ilir Meta e ka mundësinë që t’i kthejë për rishqyrtim ndryshimet kushtetuese nëse ato miratohen në parlament, Salianji tha se jo.
“Ndryshe nga ligjet, Presidenti nuk mundet të kthejë për rishqyrtim ndryshimet në Kushtetutë. Për këtë flet vetë Kushtetuta në pikën 6 të Nenit 177 ku thuhet se ai nuk ka të drejtë t’i kthejë për rishqyrtim ndryshimet kushtetuese. Pra nëse parlamenti i miraton këto ndryshime, Presidenti është vetëm një noter që duhet t’i dekretojë ato,” – u shpreh Salianji, i cili kujtoi se në deklaratën e së enjtes, Meta ka paralajmëruar se nuk do t’i njohë ndryshimet kushtetuese.
“Presidenti ka të drejtë të mos i njohë këto ndryshime kushtetuese pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese,” – theksoi gazetari Salianji.
Prej fundit të qershorit palët politike në Shqipëri kanë shfaqur sërish ndasi për sa i përket reformimit të kodit zgjedhor.
Pas marrëveshjes së arritur mes partive kryesore më 5 qershor, shumica socialiste dhe opozita parlamentare nisën paralelisht procedurat edhe për ndryshime kushtetuese, ndryshime të cilat hapin pjesërisht listat e kandidatëve, përcaktojnë prag zgjedhor dhe ndalojnë koalicionet parazgjedhore.
Nisma është kundërshtuar ashpër nga opozita dhe Presidenti. Ata thonë se “ndryshimet kushtetuese po bëhen të njëanshme dhe prishin marrëveshjen e 5 qershorit”. Por shumica socialiste e ka përkrahur atë me arsyetimin se “ajo e demokratizon më tej procesin zgjedhor” dhe se në këtë mënyrë “arrihet konsensus edhe me opozitën parlamentare”.
Lexoni gjithashtu:
Zyra për shtyp e PE-së ”zbut” deklaratën e 3 eurodeputetëve për situatën politike në Shqipëri
Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri
Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:00 VIDEOLAJM/ Incidient në protestë, një protestuese godet derën e Kryeministrisë
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit