Aktivistja: Zgjodhëm artin për të denoncuar pabarazinë, reagime dhe nga burra

2 Shtator 2022 | 08:17

Gazetarja dhe aktivistja Rita Behadini tregoi për Euronews Albania se për të denoncuar fenomenin e pabarazisë mes burrave dhe grave kanë zgjedhur artin.

Fushata e organizuar lidhej me ngacmimet në rrjete sociale. Behadini ofroi një hapësirë për viktima të ngacmimeve të ndryshme seksuale që kishin nevojë për një këshillë apo sugjerim, ndërkohë që mënyra e të shprehurit ishte arti, vizatimi.

“Më kanë thënë burra e gra, vajza e djem bashkë që ka ndikuar te ata për të perceptuar këtë problematikë ndryshe nga ajo që e kanë parë më herët sepse sado që ne vajzat përballemi vazhdimisht me ngacmime në rrjetet sociale, nuk është se djemtë dhe burrat që nuk ngacmojnë, janë të vetëdijshëm se çfarë ne kalojmë,” – u shpreh aktivistja.

Ilustrimet mbartin përditshmërinë në mënyrë sarkastike, në mënyrë që edhe mesazhi të përçohet në një formë të veçantë.

Ndërkohë, gazetarja Mimoza Gavrani ishte dje e pranishme në protestën e organizuar në mbështetje të 11-vjeçares që u dhunua seksualisht nga 5 burra në Kosovë.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo pohoi se kishte pjesëmarrje të lartë të burrave që ishin solidarizuar me qëllimin e protestës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026