Rama batutë me ambasadorin e SHBA-së në Serbi: Kujdes se na kupton çfarë flasim
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në samitin e Ballkanin e Hapur në Beograd duke bërë batutë me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christofer Hill.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se duhet të kemi kujdes çfarë flasim në gjuhën tonë, pasi na kupton.
“Ambasadori si të gjithë amerikanët di gjuhën e tij dhe tonën prandaj kur flasim në prani të tyre, bëni kujdes se na kuptojnë. Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe 2 miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë 2 vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, miku ynë, të cilin dua ta falënderoj për praninë. Turqia është partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë por edhe aleat i të gjithë proceseve pozitive si dhe ministri i Hungarisë, të cilin dua po ashtu ta falënderoj”, tha Rama.
Ditën e sotme po mbahet Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ku fokus i bisedimeve do të jetë tregtia.
Përveç tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë