‘Familja s’do të përfshihet’, miqtë e spiunes ruse kërkojnë 5 mijë euro për avokatin

2 Shtator 2022 | 12:12

Miqtë e ruses Svetlana, që hyri në bazën ushtarake në Gramsh, nisën të mblidhnin para për të paguar avokatin, i cili do të merret me çështjen e saj.

Përmes Gofundme, ata arritën të siguronin deri në 4 mijë euro. Por ata i kanë humbur këto para, pasi kjo nismë e tyre është ndërprerë në mes, pasi platforma nuk autorizon përdorimin e saj nga persona të sanksionuar.

 “Ka një listë të personave të sanksionuar si zyrtarë të medias, ata që propagandojnë, spiunë dhe emri i Svetlana nuk është në këtë listë. Lista e territorit e të sanksionuarve është në republikat e pavarura sovjetike në kufi me Ukrainën, kështu që këto para do të përdoren në Shqipëri, për të paguar avokatin e Svetlanës në Tiranë i cili është një shtetas shqiptar dhe nuk ka lidhje me Rusinë,” – u shpreh Anastasia, shoqe e Svetlanës.

Ajo thotë se nuk do të ndalen, por do të sigurojnë para me çdo kusht. E pyetur nëse familja e saj është në gjendje të financojë, ajo habit me përgjigjen.

 “Mendoj se për shkak të disa arsyeve familja nuk do të përfshihet. Disa rusë na kanë dhuruar para, do të marrim borxh disa para dhe të shpresojmë që Gofundme të rikthehet në funksion,” – deklaroi Anastasia.

Akuzat për spiunazh dhe dhënie informacionesh sekrete që rëndojnë ndaj Svetlanës, ajo i cilëson qesharake.

 “Thash, s’ka mundësi, kur mora vesh se e kishin arrestuar sepse ajo është fotografe, ka hyrë në zona të ndryshme gjithë jetën dhe nuk është spiune. Për më tepër, aty nuk kishte asgjë për të spiunuar sepse impianti ishte i braktisur. Kjo është qesharake. Rusia ndodhet në një situatë të vështirë sa i takon armatimeve, por nuk ka asgjë për të marrë në një impiant të braktisur. Po të kishte armë, ato do të kishin shkaktuar dëme, ose nuk do të ishin të sigurta për t’i përdorur,” – përfundoi Anastasia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026