Energjia, Rama: Turp që BE nuk na mbështet

2 Shtator 2022 | 13:48

Ndërsa presidenti serb Vuçiç kërkoi ndihmë nga Bashkimi Europian për krizën energjitike dhe dimrin e vështirë që pritet të vijë, Rama e cilësoi të turpshme mungesën e ndihmës nga BE.

“BE të mos bëj me ne turpin që bëri në kohë e pandemisë. E mbajnë mend të gjitha shumë mirë se si vendet e Ballkanit u detyruan të vraponin në Kinë, Rusi, Turqi për të filluar operacionin e shpëtimit të infermierëve dhe mjekëve për vaksinimi. BE u mbyll dhe pa vetëm brenda mureve të kështjellës së vetë. Dhe liderët e BE-së e kanë pranuar që ky ka qenë një turp,” – u shpreh kryeministri.

Rama solli në vëmendje kufizimet e vështira që Kosova ka vënë në zbatim prej krizës energjitike duke theksuar orët e gjata që vendi rri pa energji elektrike.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi nga samiti i “Open Balkan” në Beograd se BE-ja duhet të tregojë të njëjtën shkallë respekti që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë treguar ndaj saj.

Gjatë fjalës së tij, presidenti serb tha se BE-ja duhet të tregohet më e kuptueshme me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ditën e sotme po zhvillohet samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ku fokus i bisedimeve është tregtia.

Përveç tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026