Politikani tregon tragjedinë: 27 emigrantë vdiqën, Calais nuk i mirëpriti
Politikani francez Jean Pierre Moussally, një nga zyrtarët e lartë të partisë së gjelbër në Francë, ka shprehur hapur mbështetjen e forcës që përfaqëson ndaj emigrantëve.
Ai renditi rekomandimet e partisë së gjelbër sa i takon kësaj çështje.
- Të mos ketë stacione policie në bregdet, të cilët ndjekin e përndjekin emigrantët
- Buxhet 178 milion euro për militarizimin e kufirit që nuk është përdorur në mënyrën e duhur
Sipas tij është shumë e qartë se çfarë trajtimi u bëhet përsëri emigrantëve.
“Pra, një nga rekomandimet është se një pjesë të këtij buxheti që të shpenzohen për emigrantët, situata e tyre do të ishte më e mirë e po ashtu kur njerëzit nuk jetojnë në mënyrë njerëzore patjetër që do ketë probleme”, u shpreh Jean Pierre Moussally në një intervistë për Euronews Albania, nga gazetari Xhensil Shkëmbi.
Ai tregoi një histori ku 27 persona vdiqën teksa përpiqeshin të kalonin kufirin sepse donin të largoheshin nga Calais, nga një qytet i cili nuk i mirëpriti.
“Njëra prej tyre ishte një grua kurde e cila donte të shkonte te takonte të fejuarin në Angli, vdiq. Një tjetër ishte një mama e 3 fëmijëve, e cila donte tu siguronte fëmijëve të saj një jetë me të mirë. Çfarë rreziku do vinte nga ata? Asnjë rrezik, ama ata vdiqën”, rrëfeu politikani.
LEXONI GJITHASHTU:
Evropa kërcënohet nga nxehtësia ekstreme, meteorologët paralajmërojnë për rikthimin e El Niño-s
Zgjerimi dhe Plani i Rritjes, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tivat. I pranishëm edhe kryeministri Rama
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 10:33 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset një person dhe lëndohet vëllai i tij
- 10:28 Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
- 10:08 Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
- 10:05 Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje
- 09:54 Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje. Kolegët në lot (VIDEO)
- 09:53 Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)