‘Përflitet si pasues i Gledis Nanos’, Ferhati: Drejtuesi i SHÇBA i akuzuar nga PS-ja
Gazetari Eni Ferhati deklaroi se Muhamet Rrumbullaku, një prej kandidatëve të përfolur si pasues i Gledis Nanos në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, është anatemuar dhe akuzuar nga mazhoranca e sotme, në vitet 2005-2013, kur qeveriste Partia Demokratike.
Në “Euronews Albania”, Ferhati u shpreh se Rrumbullaku është promovuar në gjatë kësaj periudhe nga Partia Demokratike, në nivelin më të lartë.
Ferhati shtoi se emërimi i Rrumbullakut në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në vitin 2019, u shoqërua me debate dhe diskutime.
“Ndodh që emra të caktuar brenda Policisë së Shtetit, ne i mbajmë mend prej kohësh dhe ende aktualisht janë në nivele drejtuese, thjesht në momente të caktuara spostohen në detyra më pak të rëndësishme, më pas ripromovohen. Pa e paragjykuar zotin Rrumbullaku, një figurë e promovuar në qeverinë e Partisë Demokratike, 2005-2013, në nivelin më të lartë, i anatemuar dhe i akuzuar nga kjo mazhorancë, i rikthyer sërish pas një shkëputje 4 -vjeçare, nga viti 2014-2017, Rrumbullaku ka punuar në sektorin privat.
Rikthehet në vitin 2017 në qeverinë teknike me propozim të PD-së, si këshilltar. Largohet sërish në sektorin privat dhe në vitin 2019 emërohet në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Edhe në atë kohë, ka pasur një lloj debati dhe diskutimi në lidhje me emërimin e Rrumbullakut”, theksoi gazetari.
LEXONI GJITHASHTU
Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 21:02 LIVE – Nis finalja e “ëndrrave”, Messi dhe Yamal përballë për kurorën botërore
- 20:46 FIFA publikon sondazhin, tifozët zgjedhin fituesen e finales Spanjë–Argjentinë
- 20:34 Publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit 2026, Spanja me surpriza, Argjentina zbret me Messin
- 20:33 UEFA cakton një katërshe shqiptare për ndeshjen e Conference League
- 19:58 Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
- 18:07 Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur