Rama dhe Vuçiç i drejtohen BE-së për krizën energjitike | 5 zhvillime kryesore
- Energjia, Rama: Turp që BE nuk na mbështet
Ndërsa presidenti serb Vuçiç kërkoi ndihmë nga Bashkimi Europian për krizën energjitike dhe dimrin e vështirë që pritet të vijë, Rama e cilësoi të turpshme mungesën e ndihmës nga BE.
“BE të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohë e pandemisë. E mbajnë mend të gjitha shumë mirë se si vendet e Ballkanit u detyruan të vraponin në Kinë, Rusi, Turqi për të filluar operacionin e shpëtimit të infermierëve dhe mjekëve për vaksinimi. BE u mbyll dhe pa vetëm brenda mureve të kështjellës së vetë. Dhe liderët e BE-së e kanë pranuar që ky ka qenë një turp,” u shpreh kryeministri.
Lexoni për më shumë: Energjia, Rama: Turp që BE nuk na mbështet

- Kriza energjitike, Vuçiç thirrje BE-së për ndihmë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komentoi krizën energjitike duke e përshkruar një dimër të vështirë atë që po vjen.
Ai i bëri thirrje për ndihmë Bashkimit Europian në normalizimin e situatës.
“Një dimër i vështirë po afrohet. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE. Ndihma e pjesshme apo mbështetja për të blerë sasitë e nevojshme të energjisë do të jetë shumë e rëndësishme dhe e shkëlqyer për të gjithë vendet tona. Është një barrë edhe e tyre për t’i mbijetuar dimrit. Kemi folur për rëndësinë e projekteve energjetike,” u shpreh presidenti serb.
Lexoni për më shumë: Kriza energjitike, Vuçiç thirrje BE-së për ndihmë

- Abazoviç: Do kemi një përfaqësues në grupin për krizën energjetike
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u shpreh nga samiti i “Open Balkan” në Beograd se ky shtet do të ketë një përfaqësues në grupin e krizave të energjisë.
Abazoviç nënvizoi se samiti në Beograd tregoi se duhet të ndjekim rrugët e bashkëpunimit.
Lexoni për më shumë: Abazoviç: Do kemi një përfaqësues në grupin për krizën energjetike

- Qymyr për Serbinë dhe RMV, Balluku: Përfitojmë një pjesë nga energjia e prodhuar
Shqipëria do t’i japë qymyr Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Me këtë lëndë djegëse, dy shtetet do të prodhojnë më shumë energji, dhe një pjesë do t’i kthehet mbrapsht vendin tonë.
“Serbia dhe RMV e blejnë këtë nga vendet e tjera de na kanë shtruar kërkesën për bashkëpunim, pra duke marrë qymyrin tonë ne mund të përfitojmë një pjesë nga energjia e prodhuar prej tyre”, tha ministrja Belinda Balluku nga Beogradi.
Lexoni për më shumë: Qymyr për Serbinë dhe RMV, Balluku: Përfitojmë një pjesë nga energjia e prodhuar

- Atentat në Shkodër, viktima 4 ditë më parë intervistë për Euronews Albania
Mesditën e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ku një person ka mbetur i vrarë.
Gazetari i Euronews Albania raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras dhe viktima është Ismet Çekorja. Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.
Çekorja është babai i Bajram Çekores, ky i fundit i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit
Lexoni për më shumë: Atentat në Shkodër, viktima 4 ditë më parë intervistë për Euronews Albania
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës