PDK kundër takimit të Brukselit, Hoxhaj: Qeveria Hoti ka vetëbesim naiv, takimi duhej shtyrë
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë hapur kundër takimit mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që u mbajt në Bruksel.
Nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj e cilësoi si të nxituar këtë takim, ndërkohë që shtoi se rrethanat nuk ishin të përshtatshme dhe nga kjo, pozicioni i Kosovës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit është dëmtuar.
Sipas tij, duhej pritur kthimi i Presidentin Hashim Thaçi nga Haga për të pasur një koordimim ndërinstitucional
“Më lejoni që t’u them qysh në fillim, PDK nuk është kundër dialogut, por jemi seriozisht kundër qasjes dhe mënyrës se si Qeveria e Kosovës e ka filluar dialogun. Takimi i para dy ditësh tregoi që Kosova dhe Qeveria e Kosovës nuk është e përgatitur as politikisht, as përmbajtësish për një proces të tillë. Ajo ka hyrë në dialog pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa përvojë në këtë proces dhe pa asnjë ekspert”, tha z. Hoxhaj.
Ndër të tjera, ai kritikoi qasjen e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për të pagjeturit, pasi sllovaku e cilësoi këtë çështje si “temë simbolike”.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta