PD akuzon qeverinë se po lejon mbjelljen e kanabisit në të gjithë Shqipërinë

18 Korrik 2020 | 13:09

Partia Demokratike ka denoncuar se Shqipëria ka nisur të rimbillet me kanabis. Sipas sekretarit për çështjet ligjore në selinë blu Çlirim Gjata kanabisi në vend është duke u mbjellë në masë me bekimin e kryeministrit Rama. Shtimin e plantacioneve të bimëve narkotike, e ka konfirmuar sipas Gjatës edhe raporti i fundit i antimafies italiane.

“Klanet shqiptare tanimë shprehin zotësi në rritje jo vetëm në tregtinë e drogës, por edhe në përmirësimin e cilësisë së bimëve narkotike që mbjellin, duke importuar në Shqipëri fara të afta për të prodhuar marijuanë në sasi të mëdha, në mes të vendit”, – tha sekretar për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, duke cituar raportin e antimafias italiane.

Sipas Gjatës, raporti ngre alarmin se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe transiti për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia Qendrore dhe se, për shkak të lidhjeve të duhura, krimi i organizuar shqiptar është kthyer në një nga furnizuesit kryesorë të Italisë me kokainë nga Kolumbia.

Edhe projektligji për amnistinë fiskale sipas tij, ka për qëllim legalizimin e parave që vijnë nga droga.

“Janë këta trafikantë droge që Edi Rama i shet për emigrantë dhe që po synon t’u legalizojë pasuritë e vëna nga droga përmes ligjit të amnistisë fiskale. Ky ligj, nëse miratohet, kundër sugjerimeve të partnerëve tanë strategjikë, nuk ka për të pasur jetën e gjatë”, tha z. Gjata,

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike u shpreh se sapo opozita të vijë në pushtet, ky ligj do të anulohet me efekt prapaveprues dhe nuk do të amnistohet asnjë përfitim nga ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026