Vizita e Bashës në Kosovë, takim me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Hoti

18 Korrik 2020 | 17:08

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë në fillim të kësaj jave një vizitë dy ditore në Kosovë ku do të takohet me liderët politikë atje. Takimin e parë kryedemokrati do ta zhvillojë me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Më pas ai do të takohet me presidentin Hashim  Thaçi dhe kryetaren e kuvendit Vjosa Osmani. Në agjendë janë të parashikuara takime edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarin e AKR-së Ramush Haradinaj, apo drejtues të partive të tjera politike.

Kjo vizitë e Bashës në Kosovë vjen në një kohë kur tensionet politike në Tiranë po shtohen.

Kryeministri Rama e ftoi atë të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik ditën e hënë, por mesa duket Basha do të vijojë me agjendën e tij, duke e shpërfillur ftesën e kryeministrit për t’u ulur në një tryezë së bashku për ndryshimet kushtetuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026