8 viktima dhe rekord rastesh ditore me COVID-19 në RMV
Të shtunën Maqedonia e Veriut raportoi 8 viktima dhe 241 të infektuar të tjerë me COVID-19 duke e rënduar më shumë bilancin e pandemisë në 9,026 raste me infeksion, prej të cilat 414 kanë përfunduar me vdekje.
Pas 1,700 testesh të kryera, autoritetet thanë se kishin diagnostikuar positive 241 persona të tjerë, (pjesa më e madhe në Shkup, Shtip dhe Tetovë), çka është rekord i ri për rastet ditore.
Tetë viktimat e radhës ndër pacientët me COVID-19 ishin nga Shkupi, Tetova, Struga, Gostivari dhe Strumica. Ndërsa 51 persona u deklaruan të shëruar.
Prej nisjes së pandemisë në Maqedoni, autoritetet kanë kryer rreth 85 mijë teste, nga ku kanë rezultuar positive 9,026 raste, nga këto 4,727 janë shëruar, 414 janë mbyllur me vdekje dhe 3,885 mbeten aktive.
Maqedonia e Veriut është një nga vendet me prirjen më negative të pandemisë në rajon. Vdekshmëria ka shkuar në 4.6% e pacientëve, ndërsa në raport me popullsinë statistikat tregojnë se regjistrohen 200 vdekje për çdo 1 milionë banorë (5-fish më shumë se sa raporti që ka regjistruar Shqipëria).
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta