PDK: Takimi i Brukselit s’duhej mbajtur, qeveria Hoti ka vetëbesim naiv
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) beson se takimi i Brukselit, ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk duhej mbajtur pa pasur unitet të brendshëm dhe rrethana të përshtatshme.
Nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, tha se qeveria dhe kryeministri me rinisjen e dialogut pa koordinim dhe pa përgatitje, kanë dëmtuar pozicionin e Kosovës.
“Në pikëpamjen tokë, takimi në Bruksel nuk do të duhej të mbahej fare. Nëse qeveria do të duhej të kishte vetëm pakëz ide për dialogun, është dashur që të kërkoj që takimi të shtyhet derisa të krijohen rrethanat e përshtatshme: që të kthehet presidenti në vend, që të ketë koordinim ndërinstitucional, që të arrihet një konsensus i përbashkët ndërmjet forcave politike në Kosovë dhe mbi të gjitha që të ketë përgatitje serioze përmbajtjesore në këtë proces”, u shpreh ai.
Ish-partia e presidentit Hashim Thaçi, takimin e Brukselit e konsideroi hap të nxituar, të gabuar dhe dëshmi se kryeministri Hoti nuk e njeh procesin e dialogut.
“PDK e konsideron takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, z. Avdullah Hoti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, si një takim të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike. Më lejoni që t’u them qysh në fillim, PDK nuk është kundër dialogut, por jemi seriozisht kundër qasjes dhe mënyrës se si Qeveria e Kosovës e ka filluar dialogun. Takimi i pa dy ditësh tregoi që Kosova dhe Qeveria e Kosovës nuk është e përgatitur as politikisht, as përmbajtësish për një proces të tillë. Ajo ka hyrë në dialog pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa përvojë në këtë proces dhe pa asnjë ekspert” shtoi Hoxhaj.
Ish ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se e vetmja përgatitje e Qeverisë Hoti në këtë proces është “vetëbesimi naiv”.
Mos përgatitja për procesin e dialogut, sipas tij, vuri në pah gabime në formë dhe në përmbajtje.
“Kur një qeveri hyn e papërgatitur në një proces, sikurse Qeveria e kryeministrit Hoti, gabimet janë sa në formë po aq edhe në përmbajtje. Kur jemi te forma, për herë të parë delegacioni i Kosovës pranoi dhe qëndroi i ulur pa protokoll dhe i pa barabartë në takimin në Bruksel, ku në anën e Serbisë ishte ulur ndërmjetësi i Bashkimit Evropian. Kjo është fotoja e parë e një takimi jo-bilateral në mes të kryeministrit të vendit, prej vitit 2011. Më shumë sesa gabimet në formë, më të rëndësishme janë gabimet strategjike. Nga takimi i Brukselit u pa që kryeministri Hoti është mashtruar nga Serbia në përcaktimin dhe në renditjen e temave. Një shembull konkret: për herë të parë është rikthyer në proces të dialogut është rikthyer tema e të zhvendosurve serbë nga Kosova, e cila është mbyllur para më shumë se një dekade, para 15 vitesh. Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet sa i takon të zhvendosurve serbë. Dhe, kjo nuk ka qenë temë as në Vjenë në dialogun e viteve 2006-2007 dhe as në dialogun e Brukselit”, vlerësoi numri dy i PDK-së.
Po ashtu, Hoxhaj kritikoi qasjen e Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për të pagjeturit, pasi sllovaku çështjen e të pagjeturve e cilësoi “temë simbolike”.
I pyetur nëse Partia Demokratike do t’i bashkohet Qeverisë Hoti, ai tha se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar, se “PDK mbetet në opozitë” dhe se në organet e drejtuese të partisë “asnjëherë nuk është diskutuar për hyrjen në Qeveri”.
Deputeti Hoxhaj i sugjeroi kryeministrit Hoti ketë prioritet situatën me pandeminë, pasi, sipas tij, ai ka dështuar në këtë luftë, ka mashtruar me fondin prej 1.2 miliardë eurosh dhe nuk po siguron mbështetje për punëtorët.
Lexoni gjithashtu:
Lajçak: Takimi i radhës i nivelit politik Kosovë-Serbi në fillim të shtatorit
Hoti: Nuk shkova në Bruksel nga dëshira për të dalë në fotografi me Vuçiçin
Lëvizja Vetëvendosje: Takimi i Hotit në Bruksel, jo produktiv
Thaçi: Procesi ndaj meje vijim i akuzave, shpifjeve dhe fabrikimeve 21-vjeçare kundër UÇK-së
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës