Durrës, kryen 11 grabitje në një muaj, policia i kap 2 të rinjtë në flagrancë
Policia njoftoi të dielën se ka mundur të zbardhë 11 grabitje të ndodhura në qytetin e Durrësit muajin e fundit duke përmbyllur hetimet me vënien përballë akuzave dy të rinj, njëri 21 dhe tjetri 17 vjeç.
Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga policia, dy të rinjtë nga Durrësi, akuzohen se më 18 korrik vodhën 10 mijë lekë në një lokal në “Lagjen 3”. Në fakt në njoftim thuhet se 21-vjeçari me inicialet A.D u arrestua në flagrancë, ndërsa një tjetër, me inicialet E.Xh, 17 vjeç u procedua në gjendje të lirë.
Policia konstatoi se 21-vjeçari ishte dënuar dhe më parë për vjedhje. Të dy thuhet se kanë kryer edhe 10 grabitje të tjera, kryesisht në lokale dhe dyqane celularësh.
Policia u gjeti të rinjve një thikë, një levë hekuri dhe një maskë dhe krahas tyre thotë se disponon edhe pamje filmike të disa nga grabitjet.
Lexoni gjithashtu:
Policia arreston tjetër të dyshuar për atentatin me tritol ndaj 17-vjeçares së abuzuar në Krujë
‘Kujdes me fëmijët’, policia paralajmëron për lojën e rrezikshme që po qarkullon në internet
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell