Rakiç: Ardhja e Brnabiç tregon që serbët në Kosovë janë për paqe dhe siguri

4 Shtator 2022 | 09:56

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç thotë se vizita e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në Kosovë tregon se serbët janë për paqe e siguri, por dhe për mbijetesë e qëndrim në këto zona.

Rakiç u shpreh se ardhja e Brnabiç do të thotë shumë për serbët, sespe dërgon mesazh që populli serb nuk është vetëm, shkruan RTS (Radio Televizioni Serb).

“Ne do ta shfrytëzojmë vizitën e saj për t’i kërkuar edhe një herë që vendi ynë të vazhdojë luftën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojë të investojë fuqishëm në komunitetet tona,” tha Rakiç.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë vizitë njëditore në Kosovë, ditën e hënë më 5 shtator. Ajo do të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviçin.

Së bashku me të, do të jenë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviç dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje, Dr. Mihailo Jovanoviç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026