Transportuan me makinë 50 emigrantë të paligjshëm, në pranga 3 persona

5 Shtator 2022 | 12:17

Tre persona janë arrestuar nga policia për dhënie ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Policia thotë se në kuadër të operacioni të koduar “Tranzit 50” u arrestuan shtetasit Muhedin Bajraktari, Donald Lleshi, Marin Gjoka për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. Sh., 29 vjeç.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mëzez, në rrugën “7 Nëntori”, kanë konstatuar mjetet me drejtues shtetasit Marin Gjoka dhe Muhedin Bajraktari, brenda të cilëve ndodheshin 50 shtetas të huaj. Sipas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit Muhedin Bajraktari, Donald Lleshi, Marin Gjoka dhe shtetasi D. Ll., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, do t’i transportonin 50 emigrantët e paligjshëm nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së”, sqaron policia.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 50 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026