Ndryshimet kushtetuese, mblidhet Këshilli Politik, i pranishëm edhe Rama

20 Korrik 2020 | 10:04

Ka nisur prej orës 11:00 mbledhja e Këshillit Politik, e cila ndryshe nga herët e shkuara diskuton sot nismën për ndryshime kushtetuese dhe jo më kodin zgjedhor.

Mbledhja e sotme zhvillohet pas dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Palët po diskutojnë për propozimin për hapje të pjesshme të listave zgjedhore, një kërkesë e opozitës parlamentare që u la jashtë marrëveshjes së 5 qershorit.

Kryeministri Edi Rama, i cili është i pranishëm në këtë takim në cilësinë e kryetarit të PS-së, ka mbështetur kërkesën e opozites parlamentare duke shtuar dhe atë të heqjes së koalicioneve parazgjedhore.

Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji tha se mbledhja u nis nga Damian Gjiknuri i PS-së, i cili shpjegoi propozimin për hapje të pjesshme të listave dhe rëndësinë që ka ajo për procesin zgjedhor.

“Gjiknuri tha se hapjen e listave e kërkon shumica e qytetarëve shqiptarë, por ai është kundërshtuar nga opozita jashtëpalramentare me argumentin se kjo bie ndesh me marrëveshjen e arritur më 5 qershor për reformimin e kodit zgjedhor. Sipas PD-së dhe LSI-së, ata ulen për të diskutuar për propozimet por nuk pranojnë në asnjë mënyrë të diskutojnë për çështje të cilat kanë rënë njëherë më parë dakord në mbledhjet e shkuara të Këshillit Politi,” – u shpreh Salianji.

Çështja e reformës zgjedhore është kthyer në një ngërç politik, për shkak se për t’u miratuar në parlament duhet shumicë e cilësuar prej 84 votash, votim që kushtëzohet nga kundërshtitë e opozitës parlamentare. Kjo e fundit ka kërkuar ndryshim të sistemit dhe për këtë ka propozuar ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese janë përkrahur fillimisht vetëm nga socialistët edhe pse Presidenti Meta dhe PD dolën kategorikisht kundër tyre duke kërkuar hapur miratimin sa më parë të marrëveshjes për kodin zgjedhor.

Sipas Metës dhe kryetarit të PD-së Basha, ndryshimet e propozuara për Kushtetutën zhbëjnë marrëveshjen e 5 qershorit, marrëveshje të cilën palët e arritën falë ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve, ku këta të fundit kanë bërë vazhdimisht thirrje që ajo të miratohet sa më parë, e pa ndryshuar.

Ndërkohë ekspertë si ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, shprehen kundër ndryshimeve kushtetuese në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale.

Lexoni gjithashtu:

Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri

Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare

Afrim Krasniqi: Ndërkombëtarët kundër, bëhen në devijim nga praktikat demokratike

Gazetari Renaldo Salianji: Presidenti s’mund t’i kthejë për rishqyrtim ndryshimet kushtetuese

Endri Shabani: Lista gjysmë e hapur nuk është listë e hapur, t’i jepet fund kësaj talljeje dhe të lejohet gara në zgjedhje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026