Rama kërkon ‘korrektim’ të marrëveshjes së 5 qershorit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar ndryshimin e marrëveshjes së 5 qershorit për reformimin e kodit zgjedhor.
Në mbledhjen e Këshillit Politik, e cila u zhvillua sot, Rama e ka cilësuar si “korrektim në kod” propozimin e tij “për të sanksionuar hapjen e listave”.
Burime për Euronews Albania bënë me dije se kryetari i PS-së ka kërkuar dakordësimin e opozitës në mënyrë që kjo të arrihet ndërsa ka mbrojtur idenë e rishqyrtimit të mënyrës se si mund të formohen edhe koalicionet parazgjedhore.
“Nuk ju pengon njeri të bëni aleancat tuaja, ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është që po hapim listat. Edhe për hapjen e listave hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si ta garantojmë kuotën gjinore sa më mirë,” – mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhje.
“Nuk ndalojmë koalicione, por forume grupimi që të mundësojë hapjen e listave dhe të mos ndërlikojë administrimin. Pra koalicione siç i bën gjithë Evropa dhe jo si modeli ynë i deritanishëm që s’e ka askush,” – citohet të ketë thënë kryetari i PS-së në mbrojtje të propozimit fillestar për të sanskionuar në Kuvend heqjen e koalicioneve.
Më herët, sikurse është bërë me dije nga Euronews Albania, PD-ja ka shprehur shqetësimin pikërisht për kërkesën e mundshme nga socialistët për rishikimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
Ajo dhe grupimi i opozitës jashtëparlamentare kanë qenë kategorikë për të mos hyrë në diskutime që rikthejnë tema të dakordësuara më parë.
Lexoni gjithashtu:
Euronews Albania zbardh qëndrimin e PD-së në mbledhjen e Këshillit Politik
Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri
Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare
Afrim Krasniqi: Ndërkombëtarët kundër, bëhen në devijim nga praktikat demokratike
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq