Italia përfshihet sërish nga moti i keq teksa zemërimi për përmbytjen e Venecias shtohet
Moti i keq vijon të shkaktojë probleme të rënda në disa zona të Italisë. Një stuhi e fuqishme dëmtoi disa shtëpi në Val Martello, në veri të Bolzano, duke sjellë edhe bllokimin e rrugëve.
Shira të furishëm pritet të ketë gjatë gjithë javës, sidomos në veri të vendit, duke shtuar rrezikun e përmbytjeve të mëtejshme.
Venecia po vuan ende probleme serioze tri ditë pas përmbytjeve rekord që zhytën nën ujë qytetin historik italian. Por në rastin e Venecias shtohet edhe një element i jashtëm; shumë banorë vendas mendojnë se korrupsioni ka ndikuar në përkeqësimin e situatës pas anulimit të tenderit për ndërtimin e barrierave mbrojtëse ndaj përmbytjeve, që duheshin bërë disa vite më parë.
Rreth 30 persona u arrestuan në 2014 pas një hetimi që nxori në dritë një aferë korrupsioni në fondet publike për projektin MOSE (Modulo Sperimentale Elettromeccanico, Experimental Electromechanical Module).
Gian Antonio Stella nga Corriere della Sera thotë se projekti ishte korruptiv.
“Po flasim për një kompani që ishte e gatshme të ofronte ryshfet për cilindo nga njerëzit me të cilët mund të kishte akses. Nëse i paguan të gjithë, askush nuk do të ndërhyjë në atë që je duke bërë”, thotë ai.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik