81 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në vendin tonë, rritet numri i shtrimeve në spitale

20 Korrik 2020 | 14:06

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 267 testime të personave të dyshuar me COVID-19 nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 81 raste. 

“Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”, një 80-vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje. 

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (20 Korrik 2020)

Testime totale                  35705

Raste pozitive                    4171

Raste të shëruara              2352

Raste Aktive                      1706

Humbje jete                       113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   824

Durrës                   210

Shkodër                199

Vlorë                     101

Lezhë                    87

Korçë                     62

Kukës                    50

Elbasan                 48

Fier                        42

Berat                     38

Dibër                     26

Gjirokastër            19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026