Nuk mbahet maska në ambientet e mbyllura, qytetarët kërkojnë ndihmë që të jepen falas
Vendimi për mbajtjen e maskës në të gjitha ambientet e mbyllura nuk po respektohet nga qytetarët në Tiranë.
Në dyqane, biznese apo autobusë qytetarët nuk duhet të hyjnë nëse nuk janë të pajisur me maskë, por realiteti tregon të kundërtën.
Qytetarët të pyetur nga Euronews Albania thonë se blerja e një maskë çdo ditë është e papërballueshme për ta, ndaj edhe një pjesë e tyre kanë vendosur të përdorin maskat prej cope.
“Është e papërballueshme të blesh maskë çdo ditë, por prej cope mund ta bësh shumë mirë”, thotë një qytetare.
“Nuk është e përballueshme, po nuk kam çfarë bëj, do ta blej nga e keqja”, shton një tjetër.
“Goxha kosto, duket pak një mijë lek, po një mijë lek një maskë nuk është pak për njerëzit në nevojë se duhet të lëvizin shpesh jo vetëm një herë”, shprehet një qytetar.
Qytetarët thonë se në raste të veçanta duhet të ndërhyjë qeveria duke shpërndarë maska falas, qoftë edhe prej cope.
“Maska falas duhet të japë, se një copë leckë janë. Është gjynah mos të japësh maska falas”, thotë një i moshuar.
“Ka shumë njerëz të varfër këtu, të vjen keq. Qeveria shqiptare duhet t’i ndihmojë më të varfrit me maska dhe doreza”, thotë një qytetar italian.
Lexoni gjithashtu:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur