Reforma territoriale, ekspertët: Shqetësues punësimi i militantëve në bashki

6 Shtator 2022 | 15:28

Në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale sot u zhvillua seanca e radhës me dëgjesat e ekspertëve.

Gjatë mbledhjes, opozita ngriti shqetësimin për punësimet në administratën vendore. Sipas deputetëve të opozitës taksat e qytetarëve shkojnë për paga dhe jo për shërbime.

Kritika për punësimet në bashki kishte edhe eksperti, Fatlum Nurja i cili theksoi se njësite vendore nuk duhet të shërbejnë si shtabe elektorale të partive politike

“Ligji nuk e pengon që administratorët në njësitë administrative të tyre, të mbledhin taksat vendore atje, të marrin grandin sipas formulës së grandit dhe duke u ndihmuar nga njësitë e pasura të ekzekutojnë fondet, pasi administrojnë ë njësitë administrative. Ato shërbejnë si shtabe elektorale. “- tha Nurja.

Nëse nuk do të ketë shtyrje, Komisioni i Reformës Territoriale pritet ta përmbyllë punën e tij në 30 shtator.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026