Shtyrja e reformës zgjedhore, Muça: Berishës dhe Metës s’u leverdis të ulen me Ramën

6 Shtator 2022 | 15:57

Gazetari Flogert Muça thotë se situata politike në vend është e polarizuar dhe se kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk u leverdis që të ulen me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Muça u shpreh se komisioni i ri hetimor për reformën zgjedhore, do të përdoret politikisht nga të dyja kampet politike.

“Kemi një situatë politike më të polarizuar se kurrë më parë. Opozitës dhe kur them për Partinë Demokratike të Sali Berishës dhe Partinë e Lirisë, nuk i leverdis dhe nuk është në agjendën e tyre që të ulen me Edi Ramën.

Pra, të mendosh që Sali Berisha dhe Ilir Meta do shkojnë dhe do bëjnë demokraci konstruktive, debat konstruktiv në sallat e Kuvendit, për të bërë reforma zgjedhore, kjo është e pamundur. Siç janë përdorur të gjitha Komisionet Hetimore për të bërë politikë, edhe ky komision i ri do të përdoret për të bërë politikë.”, theksoi gazetari.

Komisioni i Reformës Zgjedhore e shtyu afatin e veprimtarisë së tij deri në 10 mars të vitit të 2023.

Vendimi u mor sot në Mbledhjen e Komisionit, gati 3 muaj pasi ishte miratuar nga Kuvendi, por puna mbeti në vendnumëro dhe gjatë verës u zhvillua vetëm një mbledhje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026