Ervis Martinaj punësoi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, thotë gazetari
“Ka disa zyrtarë të policisë të cilët e informonin Martinajn. Një nga drejtorët e kompanisë së tij ka qenë ish-Ddrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri”.
Kështu u shpreh gazetari Flamur Vezaj në një intervistë për “Euronews Albania”, në lidhje me aludimet e fundit se i shumëkërkuari Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe ekzekutuar.
Sipas Vezajt, zyrtarë të policisë informonin Ervis Martinajn, ndaj shumë operacione për kapjen dhe arrestimin e tij kanë dështuar.
“Ervis Martinaj në aspektin financiar është një ndër personat që kanë krijuar ose kanë akumuluar të ardhura të mëdha nga bastet, nga lojërat e fatit. Në borderotë e tij, ka pasur zyrtarë të lartë të policisë për shkak të mos cënimit të biznesit të tij. Edhe rasti i fundit i arrestimit të oficerit Lami, ishte personi të cilin shteti shqiptar e paguante për të kontrolluar, vëzhguar dhe arrestuar personat në kërkim, ndërsa ai shoqëronte Ervis Martinajn.
Unë mendoj se ka disa zyrtarë të policisë të cilët e informonin Martinajn. Një nga drejtorët e kompanisë së tij ka qenë ish-Ddrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri. Në listëpagesat e borderosë së tij, ka pasur shumë persona të ndryshëm të cilët e informonin para kohe. Ka disa operacione për arrestimin e tij dhe asnjëherë nuk është arrestuar”, nënvizoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës
Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
- 11:20 U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës
- 11:16 Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)
- 11:07 Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
- 11:02 Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë