Rrugëtimi i Tiranës, kampion pas 11 vitesh pritje, pavarësisht vështirësive ja dolën të ringriheshin
U deshën 11 vite që kryeqyteti dhe gjithë Shqipëria të vishen edhe një herë me ngjyrat bardhelu. Një titull i merituat për Tiranën që i dha sinjalet e para që në merkaton e verës. Me afrimet e bëra u pa qartë se do të ishin pretendentë.
Këtë herë badheblutë i përmbushën të gjitha pritshmëritë duke zhvilluar një sezon fantastik që në fund u kurorëzua me titullin kampion.
Njëzetë fitore, 6 barazime, 7 humbje dhe 65 gola të shënuar janë statistika të një skuadre që bëri një sezon fantastik.
Por suksesi nuk ka qenë edhe aq i lehtë. Fillimi i kampionatit ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Tirana e nisi me Ardian Memën në stol, i cili ndërtoi këtë skuadër, por tekniku u largua pasi nuk po arrinte rezultatet që priteshin.
Presioni që ushtron posti i trajnerit të kryeqytetasve rezultoi i papërballueshëm edhe për Julian Ahmatajn. Ky i fundit u emërua në krye të skuadrës për të përmirësuar situatën, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe u largua vetëm pak kohë pasi u emërua në krye të stolit.
Më pas ishte radha e Emmanuel Egbo. Askujt nuk ia priste mendja, askush nuk e imagjinonte pasi e menduan një trajner të përkohshëm, por ishte pikërisht ai që bëri Tiranën të fluturojë.
Si fillim erdhi suksesi në derbi përballë Partizait që mundonte prej 5 vitesh . Fitorja në derbi u dha një marsh më shumë bardhebluve që arritën suksese të njëpasnjëshme, morën kreun që nuk e lëshuan deri në fundit e kampionatit.
Një meritë të madhe edhe për futbollistët që nuk reshën së luftuari për ngjyrat bardheblu dhe tashmë janë ata ekipi për t’u mundur, janë ata kampionët. Bënë krenar një tifozeri të tërë që pavarësisht se nuk mundi të ishte në stadium për shkak të COVID-19 sërish ka qenë aty, në mbështetje të skuadrës.
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë