Fishta: Drejtori i Policisë të zgjidhet nga Parlamenti, shmang konfliktet politike

6 Shtator 2022 | 17:11

Sadedin Fishta, kryetar i sindikatës së Policisë, është shprehur se policia në vendin tonë është e depolitizuar.

Në një intervistë për “Euronews Albania, tha se emërimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit, nga ministri tregon se numri një i policisë është i varur nga politika.

“Pavarësisht se në ligj thuhet se policia është e depolitizuar asnjëherë nuk ka qenë kështu. Është e politizuar, përsa kohë që drejtori i Përgjithshëm shkarkohet nga detyra, nga një propozim i Ministrit. Zgjedhja nga Kryeministri dhe emërimi nga ministri tregon se drejtori i policisë është i varur nga politika. “- tha ai.

Sipas Fishtës, nëse drejtori i policisë do të zgjidhej nga Parlamenti do të shmangte njëherë e mirë konfliktet politike brenda radhëve të policisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026