Policia arreston 28 shoferë për abuzime në rrugë, pezullohen 159 patenta
Gjatë këtyre ditëve të muajit korrik, por sidomos në fundjavë, në rrugët e vendit është vënë re një fluks i shtuar i lëvizjes së automjeteve.
Kjo situatë ka detyruar Policinë Rrugore që të shtojë patrullimet, me synim parandalimin e aksidenteve.
Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia bën të ditur se gjatë monitorimeve ka hasur në shkelje të rënda, ndërsa abuzuesit janë ndëshkuar me masa administrative dhe me heqje patente.
Gjatë fundjavës policia thekson se janë pezulluar 159 leje drejtimi, prej të cilave 37 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 94 për shpejtësi, 28 për qarkullim në sens të kundërt.
Policia ka vënë në pranga 28 drejtues mjetesh, nga këta 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë vendosur 4458 masa administrative, nga këto:
- 278 për mospërdorim të rripit të sigurimit
- 308 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
- 666 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
- 238 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë
- 2011 për parkim të gabuar
- 957 për shkelje të ndryshme.
Policia Rrugore fton qytetarët të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat e qarkullimit rrugor.
Lexoni gjithashtu:
28-vjeçari lëvizte me €55000 kesh në makinë, policia ia sekuestron si para të pista
12 të shoqëruar në polici nga protesta kundër mbylljes së klubeve dhe ndalimit të muzikës
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë