E cilëson vetingun selektiv dhe politik, dorëhiqet gjyqtari Gjin Gjoni

21 Korrik 2020 | 11:03

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni i ka paraqitur kërkesën për dorëheqje Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Kërkesa vjen në një kohë kur nga procesi i vetingut po kalon gjyqtarët e gjykatave të apelit.

Me një kërkesë drejtuar KLGJ-së që më 17 korrik, Gjoni kritikon hapur procesin e vetingut duke theksuar se “nëse je shërbëtor i politikës” mund ta kalosh atë.

Gjoni thotë se “sistemi i drejtësisë është në kolaps”, se “lëvizjet dhe sita e vetingut nuk ka të njëjtat parametra”, nuk ka “kritere të barabarta për të gjithë” dhe se “nëse je shpallur më parë armik i partisë nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë”.

“Shumë kolegë të nderuar nuk i janë nënshtruar në mënyrë të barabartë ligjit, shumë kolegë që kanë dënuar eksponentë të krimit të organizuar janë flakur nga sistemi vetëm sepse nuk i do partia ndërkohë që shumë të tjerë kanë kaluar pavarësisht paligjshmërisë së akumuluar sa një mal në ushtrimin e funksionit të tyre si gjyqtar,” – thotë Gjoni në kërkesën e dorëheqjes paraqitur KLGJ-së, teksa më tej kritikon trupën e vetingut si “pa nivel profesional”.

“Trupa e cila gjykon mua dhe kolegët e mi të nderuar, të cilët kanë mbajtur pesha nga më të vështirat dhe të rëndat, është në nivel që lë shumë për të dëshiruar, si nga aspekti profesional, në formimin e përgjithshëm, si dhe lidhjet që kanë me politikën, 80 për qind e tyre kanë qenë nëpunës të kësaj administrate,” – thotë Gjoni.

Gjoni ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa më shumë se një vit më parë ai mori lejen e lindjes dhe prej asaj kohe nuk ka qenë pjesë e trupave të gjykatës së Apelit.

Në vitin 2014 Gjoni u kallëzua penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPI) me akuza për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të burimeve të pasurisë. Inspektoriati thoshte se pasuria e Gjonit vlerësohej në rreth 2 milionë dollarë. Një vit më vonë çështja u pushua.

Vitet e fundit Gjoni qe përfolur edhe për shkak të një konflikti që kompania e bashkëshortes Elona Caushaj kishte me kompaninë amerikane “International Cruise Duty Free” për administrimin e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin “Nënë Tereza”.

Për sa i përket vetingut, sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Tiranës Niko Rapi pas dyshime se gjatë gjykimeve të tij ka pasur konflikt interesi me një kompani, së cilës i ka marrë hua.

Ndërsa KPK vendosi të konfirmojë në detyrë gjykatës e Apelit të Gjirokastrës Irena Brahimin, por që u referua për procedim disiplinor në Inspektoratin e lartë të Drejtësisë. Komisioni argumentoi se ajo ishte trajtuar në mënyrë preferenciale në blerjen e një apartamenti dhe dyqani ne Gjirokastër.

 

Lexoni gjithashtu:

Shfrytëzimi i dyqaneve “duty free”, Gjykata rrëzon kompaninë amerikane, reagon ambasada

Gjyqi për “duty free” në Rinas mban peng prej 7 muajsh kompaninë e cila fitoi tenderin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026