Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve u punësua nga Ervis Martinaj | 5 zhvillimet
- Ervis Martinaj punësoi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, thotë gazetari
“Ka disa zyrtarë të policisë të cilët e informonin Martinajn. Një nga drejtorët e kompanisë së tij ka qenë ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri”.
Kështu u shpreh gazetari Flamur Vezaj në një intervistë për “Euronews Albania”, në lidhje me aludimet e fundit se i shumëkërkuari Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe ekzekutuar.
Sipas Vezajt, zyrtarë të policisë informonin Ervis Martinajn, ndaj shumë operacione për kapjen dhe arrestimin e tij kanë dështuar.
Lexoni për më shumë: Ervis Martinaj punësoi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, thotë gazetari
- “Ngjarja e bllokut”, gazetarja: Vis Martinaj u largua me makinën e policisë
Gazetarja Anduena Llabani thotë se i shumëkërkuari, Ervis Martinaj është larguar me makinë policie pas ngjarjes së ndodhur në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018 në kryeqytet, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Llabani u shpreh se Martinaj u jepte hua biznesmenëve të ndërtimit në Tiranë dhe Vlorë.
Lexoni për më shumë: “Ngjarja e bllokut”, gazetarja: Vis Martinaj u largua me makinën e policisë

- Kush është prokurori që u shkarkua sot, pushoi hetimet për Gjergj Cukalin
Vetingu shkarkon nga detyra një tjetër prokuror.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Tiranës Bajram Breçani. Sipas KPK-së, Breçani nuk justifikonte pasurinë dhe kishte probleme me aftësitë profesionale.
Nga hetimet e komisionit ka rezultuar se, Breçani zotëron një banesë tre katëshe, por nuk vërtetohet me dokumneta periudha e ndërtimit dhe kostot e objektit.
Lexoni për më shumë: Kush është prokurori që u shkarkua sot, pushoi hetimet për Gjergj Cukalin

- ‘Reforma në drejtësi të ecë përpara’, ambasadorja e BE-së takon kreun e SPAK
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann zhvilloi një takim këtë të martë me kreun e Strukturës së Posaçme (SPAK) Arben Kraja dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Christiane Hohmann u shpreh se sundimi i ligjit është shtylla kurrizore në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa shtoi se Reforma në Drejtësi duhet të shkojë përpara.
Lexoni për më shumë: ‘Reforma në drejtësi të ecë përpara’, ambasadorja e BE-së takon kreun e SPAK

- Ish-ministri serb: Deri më 31 dhjetor të formohet Asosacioni në Kosovë
Ish-ministri i Jashtëm serb, i cili drejton Partinë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç deklaroi se pa formimin e Asosacionit, nuk do të ketë marrëveshje me Kosovën.
Ai theksoi se duhet të caktohet një afat, 31 dhjetori i këtij viti dhe se nëse nuk krijohet Asosacioni, Serbia duhet ta shpallë procesin e Brukselit të pasuksesshëm dhe se për të ka përfunduar.
“Është pjesë e Rezolutës për Kosovën dhe Metohinë që Partia Popullore do t’ia propozojë Kuvendit të Serbisë”, tha Jeremiç.
Lexoni për më shumë: Ish-ministri serb: Deri më 31 dhjetor të formohet Asosacioni në Kosovë

Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës
Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
- 11:20 U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës
- 11:16 Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)
- 11:07 Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
- 11:02 Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë