BDI beson se RMV do drejtohet nga kryeministër shqiptar, Ziberi: Rezultati elektoral në dobinë tonë
Rezultati i partive shqiptare në zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut ka rritur shpresën, që posti i kryeministrit të shteti t’i besohet një emrin shqiptar.
Euronews Albania zhvilloi një intervistë me kandidatin e BDI-së, Naser Ziberi, i cili u shpreh optimist për faktorin shqiptar, i cili ka marrë një rritje të jashtëzakonshme. Ai shprehet se pozitat aktuale u krijojnë shqiptarëve pozita komonde në negociatat për formimin e qeverisë së re.
“Padyshim që rezultati elektoral i 15 korrikut është në dobi të gjithë qytetarëve shqiptarë në RMV. Ata për herë të parë e maksimizojnë votën e tyre dhe me këtë edhe shanset për të krijuar një pozicion më të favorshëm në negociata për krijimin e e qeverisë së ardhshme. BDI arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke i tejkaluar edhe parashikueshmëritë e optimistëve më të mëdhenj.
Kjo na bën që ne si subjekt, por jo vetëm BDI, por edhe paritë tjetër me numrin e mandateve që kanë fituar të jenë kandidatë seriozë për garën për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Negociata zyrtare ende nuk kanë nisur, pritet certifikimi i rezultatit nga Komisioni Shtetëror dhe kjo do të bëhet pas dy ditësh”, tha ai.
Gazetarja Bruna Çifligu, pyeti z. Ziberi se sa shanse kanë shqiptarët të marrin postin e kryeministrit, për këtë emri i prezantuar nga BDI-ja për këtë post, theksoi se vetë rezultati i 32 mandateve i shërben kësaj aspirate.
“Unë jam optimist, rezultatet nga zgjedhjet janë në favor të kësaj aspirate. Ahmeti ka kontaktuar të gjithë kolegët e tij, pra, kryetarët e partitive shqiptare që kanë marrë mandate dhe kanë zënë ulëse në Kuvendin e RMV, dhe pozicioni i shqiptarëve në negociata është jashtëzakonisht i volitshëm. Nëse ne do të kemi koordinim me subjektet politike shqiptare, gjasat janë reale”, theksoi ai.
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera